Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, konsideron se mohimi i Masakrës së Reçakut, por edhe i masakrave të tjera nga shteti serb, është kthim pas në histori dhe ringjallje e dhimbjeve të mëdha tek mija familje në Kosovë.
Advertisement
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, në prag të përvjetorit të 21-të të Masakrës së Reçakut, masakër kjo që u krye nga shteti serb ndaj popullsisë së pa fajshme të Reçakut, e kujton dhe nderon këtë ngjarje të dhimbshme të banorëve të Reçakut.
Lidhja e Historianëve thekson së martirët e rënë në Masakrën e Reçakut janë gur i madh në ndërtimin e themeleve të shtetit të Kosovës.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se mohimi i Masakrës së Reçakut, por edhe i masakrave të tjera nga shteti serb, është kthim pas në histori dhe ringjallje e dhimbjeve të mëdha tek mija familje në Kosovë, të cilat as 21 vjet pas çlirimit të vendit tonë nuk din asgjë për fatin e me të dashurve të tyre.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson fuqishme së ka ardhur koha që gjenocidi që është kryer në Kosovë nga shteti dhe populli serb, të njihet edhe ndërkombëtarisht dhe në të njëjtën kohë shteti i jonë të kërkon zyrtarisht që ky gjenocid të njihet nëpërmjet rezolutave të miratuara nga Kongresi e Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç kanë bërë këto dy institucion me disa vende të tjera nëpër botë, aty ku është krye gjenocid nga një popull ndaj popullit tjetër”, thuhet në njoftimin e LHK “Ali Hadri”.
PostAdss