8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Gresa Caka-Nimani nga detyra e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shkak të dhënies së pronave të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit.

“Qëndrimi i mëtejmë i Gresa Caka-Nimanit në kryer të Gjykatës Kushtetuese, nuk është i kuptueshëm, ngase ajo në maj të vitit 2016 me votën e saj pro dhënies së pronave të Ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ Manastirit të Deçanit, sipas aktgjykimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, e dihet se vendimet e Dhomës së Posaçme janë bazuar në ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviqit, thuhet në një komunikatë për media.

Historianët e Deçanit përkujtojnë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 30 dhjetor 2022 konfirmoi se ka shpallur vendimin e saj në lidhje me kërkesën e Gjykatës Supreme të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së Kontributeve, duke vlerësuar se në rrethanat historike dhe politike të viteve të ‘90-ta, përgjatë të cilave, pjesa dërmuese e të punësuarve, ishin larguar nga vendet e tyre të punës bazuar në ligje diskriminuese, e dihet se këto ligji diskriminues i ka nxjerre regjim i Millosheviqit, përfshirë edhe atë të faljes së pronave Manastirit të Deçanit me 1993 dhe 1997.

“Ne, siç e kemi thënë edhe në rastin e ankesës në kushtetuese të dy ish-kandidatëve për Prokuror të Shtetit, dhe tash me vendimin e kësaj gjykatë përkitazi me pensionet e viteve ’90, dhe marrë për bazë aktgjykimin e kushtetueses për pronat në Deçan, vlerësojmë së kjo gjykatë po punon më standarde të dyfishta”.

“Gresa Caka-Nimani, duhet të jep dorëheqje nga detyra e saj, sepse ajo bashkë me ish-kryetaren Arta Rama-Hajrizi, me 2016 ka pranuar që të zbatohen ligjet e Millosheviqit në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 30 dhjetorit 2022 ngase ajo ka konstatuar së gjatë viteve ’90-ta, të punësuarit në Kosovë janë larguar nga puna bazuar në ligjet diskriminuese, ligje këto që i ka nxjerre Serbia për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img