5.1 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Historia rrënqethëse: 10-vjeçarja ‘martohet’ me të dashurin e fëmijërisë para se të ndahet nga jeta prej leuçemisë

Një 10-vjeçare që vuante nga leuçemia, dëshira e fundit e së cilës ishte të martohej, u celebrua me të dashurin e saj të fëmijërisë – disa ditë para se të ndahej nga jeta.

Emma Edwards u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në prill të vitit të kaluar, por prindërit Alina, 39 vjeç dhe Aaron, 41 vjeç, thanë se shpresonin se ajo do të ishte në gjendje ta mposhtte sëmundjen.

Por në qershor familjes iu dha lajmi rrëqethës se sëmundja e Emës, një formë agresive që prek qelizat e bardha të gjakut, ishte e pashërueshme dhe asaj i kishin mbetur vetëm disa ditë jetë. Fatkeqësisht, Ema ndërroi jetë më 11 korrik.

Alina tha se ëndrra e Emës ishte të martohej me të dashurin prej dy vitesh, dhjetë vjeçarin Daniel Marshall Christopher Williams Junior, me dy të vegjlit që më parë u përpoqën të ‘martoheshin’ në shkollë kur ishin tetë vjeç.

Familja dhe miqtë vendosën të bashkoheshin për të bërë realitet ëndrrën e Emës dhe u mbajt një ceremoni më 29 qershor, ku 100 të ftuar u shfaqën për t’i parë ata të martoheshin.

Aaroni shoqëroi Emën në altar në kopshtin e gjyshit të saj dhe mësuesja e tyre e klasës së tretë mbajti një fjalim se si filloi marrëdhënia e çiftit.

Nëna Alina: “Shumica e fëmijëve duan të shkojnë në Disneyland, por Emma donte të martohej, të bëhej grua dhe të kishte tre fëmijë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img