1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Historia prekëse e 80-vjeçares që jeton e vetmuar në Bajqinë të Podujevës: Kam frikë se nuk më varrosin si duhet

Historia e 80-vjeçares Naile Çitaku, nga fshati Bajqinë i Podujevës është e dhimbshme për realitetin tonë shoqërorë.

Ajo në emisionin Kjoshia Show ka treguar historinë prekëse të saj dhe problemet që përballet çdo ditë pasi jeton e vetme.

Vite më parë, Nailës i kishte vdekur bashkëshorti, dhe ajo ende ia ruan shtëpinë dhe se nuk largohet asnjëherë.

“E kam një nip. E kam edhe një pension të vogël. Nipi ma merr pensionin dhe ma bjer harxhin. Prej fqinjëve, askush as edhe një gjë nuk ma sjell. Nuk kam as televizion e as telefon. Një telefon që e kam pasur më është prishur”, tregon e moshuara.

E moshuara shprehet e zhgënjyer nga mungesa e përkujdesjes dhe vizitave nga njerëzit apo fqinjët.

“Askujt për mua nuk i bie në mend. Po të mendohej dikush për mua, do të vinte të më shihte a jam gjallë a kam vdekur. 80 vjet janë shumë”, shprehet tutje ajo.

Ajo, ka thënë se tani si e moshuar dhe e vetmuar, ka frikë se nuk ka kush e varrosë si duhet pasi të vdes.

“Po të kisha fëmijë, nuk do të isha mërzitur nëse vdes. Askush një “kulivallah” nuk ka kush ta këndon. Nuk ka as kush me lëshon në dhe si duhet nga gjaku im. I kam disa nipa, por ata nuk janë as për vete. Njeriu kur nuk është për veten nuk është as për askënd. Sot askush nuk ta di “shehadetin”. 50 vite jetë i ka bërë, pyete dhe nuk e di “shehadetin””.

Naileja që e ka pasur për bashkëshort një hoxhë, thotë se jetën me të e ka kaluar mirë.

Vlen të përmendet se deri më tani e moshuara ka refuzuar të shkojë në shtëpinë e të moshuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img