1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Historia e trenit që barti mbi supe më tepër se 400 mijë kosovarë (VIDEO)

24 vjet më parë pati mision tejet të dhimbshëm për mbi 400 mijë kosovarë. Ky tren i largoi në drejtim të Maqedonisë së Veriut qindra shqiptarë 24 vjet më parë.

I njohur si treni i Bllacës në prill të vitit 2019, ky mjet që sjell në kujtesë eksodin e shqiptarëve që po dëboheshin dhunshëm nga regjimi serb u shndërrua në muze.

Madje, në ceremoninë e përurimit, në ish-kampin e refugjatëve, patën shkuar edhe krerë institucionalë, për të vendosur edhe gurthemelin e muzeut për gjenocidin serb.

Kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj pati thënë në ceremoni se muzeu do të flasë kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut.

“Kjo shtëpi do të jetë shtëpi e kujtesës kolektive ku do të vijnë breza e breza, për të mësuar leksionin e parë – sa e shtrenjtë është liria dhe sa dhembje sjell rruga drejt lirisë”.

E pak ditë më vonë në po të njëjtin vit, ky tren ishte dëmtuar nga persona të panjohur, të cilët kishin thyer dritaret e trenit me gurë dhe kishin demoluar mobiljet. Pas këtij veprimi ndaj këtij monumenti historik është shtuar kujdesi nga Policia e Kosovës dhe Komuna e Hanit të Elezit.

Pos trenit, “Bllacës 99” i është shtuar edhe “Muri i Kujtesës”, në të cilin është e gdhendur fotografia e Sherife Lutës dhe vajzës së saj Besianës derisa ishin duke ikur nga Kosova gjatë luftës së fundit.

E krah fotografisë së familjes Luta, në “Murin e Kujtesës”, janë të shkruara edhe  fjalët që thanë për refugjatët , Bill Clinton, Tony Blair, Madelin Albraight e Robin Cook.

Po ashtu në nder të asaj që ndodhi në Bllacë është krijuar edhe parku që quhet “Hasan Prishtina”. Pas 2021-ës, kur përfundoi inaugurimi i “Murit të Kujtesës” në Bllacë nuk është krijuar ndonjë gjë tjetër në përkujtim të tmerrit që ka ndodhur para 24 vjetëve.

Ndërkaq, sot  me rastin e 24 vjetorit të çlirimit dhe 60-vjetorin e fillimit të fotografisë të Asllan Krasniqit, ai nxori nga arkivi i tij për herë të parë dhe hapi ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stenkoc dhe Çegran”.

Ekspozita u hap në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img