2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Historia e suksesit të Renault Captur – modelit më të preferuar të veturave në Evropë!

I lansuar për herë të parë në vitin 2013, Renault Captur është Crossover i parë i brendit Renault.

Me dëshirën për të sjell një dizajn të ri, Renault e dinte se duhej të ndryshohej koncepti për të joshur klientë të ri.

Kështu, duke pasur parasysh rritjen e popullaritetit të veturave crossover, Renault kishte filluar t’i kombinonte dy idetë: jetën familjare dhe aventurën me anën urbane të kategorisë së kësaj veture.

Në foto: Modeli i parë i veturës Renault Captur

Sot Renault Captur është lider në Evropë duke qenë një prej veturave më të shitura dhe model shembull në aspektin e shitjes, popullaritetit dhe ndërtimit të imazhit të brendit.

Në fillim, Captur është krijuar si një veturë me çmim të lirë, me dizajnin e një SUV dhe shpenzimet e ulëta.

Në foto: Renault Captur 2020

Tani, kur kanë kaluar shumë vite prej modelit të parë, Renault 2020 vjen me transformim të jashtëzakonshëm në enterier e eksterier dhe duke arritur ta ruajë konceptin për çfarë është krijuar.

Pra, edhe sot Captur njihet si një veturë me çmim të arsyeshëm, shpenzime të ulëta dhe, mbi të gjitha, avancim të jashtëzakonshëm në enterier e eksterier.

Me një rehati të pa zëvendësueshme, teknologji të avancuar, siguri të lartë e shpenzime të ulëta, Captur 2020 është një prej veturave më praktike në treg.

Në foto: Enterieri i Renault Captur 2020

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img