Site icon PrishtinaPress

Historia e kishës ortodokse në oborrin e UP-së (Video)

Ishte fundi i vitit 1992 kur nisi ndërtimi i një objekti në oborrin e Universitetit të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Nga ky institucion i lartë shkollor ishin dëbuar shqiptarët, sikurse edhe nga të gjitha institucionet tjera në Kosovë.
Për këtë arsye serbët që mbanin pushtetin absolut nuk e patën të vështirë t`i marrin tokën universitetit për të ndërtuar kishën.

Madje në ceremoninë e gurthemelit merrte pjesë edhe krimineli nga luftërat e Ish-Jugosllavisë, Arkan, njofton Klan Kosova.
E këtë kohë e mban në mend mirë ish rektori i Universitet të Prishtinë, Mujë Rogova i cili për projektin e kësaj kishe dëgjoi nga televizioni i Prishtinës në vitin 1991.
Rugova ne atë kohë mbante pozitën e sekretarit të shoqatës së pavarur të arsimtarëve universitar.
Një përpjekje për t’ia kthyer universitetit pronën u bë më 2004-ën.

Ministri i atëhershëm i arsimit, Rexhep Osmani se bashku me rektoratin e UP-së bënë një kërkesë në Komunën e Prishtinës për rikthimin e pronës.
Për këtë u votua edhe në asamblenë komunale të Prishtinës. Por ky vendim nuk ishte jetëgjatë pasi Komuna nuk kishte fuqi ekzekutive.
Brenda ditës edhe pse u votua për kthimin e tokës së Universitetit të Prishtinës ai u shfuqizua nga një përfaqësues ndërkombëtar.

Exit mobile version