1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Historia e fshatit në periferi të Prishtinës që rezultoi “pozitiv” me pasuri nëntokësore

Fshati Slivovë ka rezultuar “pozitiv” në një studim preliminar të një kompanie, për pasuri nëntokësore. Miniera e arit në këtë fshat në dalje të Prishtinës ka rezultuar të ketë vlerë aktuale të arit rreth 27 milionë dollarë. Projekti, që pritet të zgjasë 7 vjet, parasheh që të nxirret ari në vlerë afro 170 milionë dollarë.

Në hapësirat e fshatit Slivovë të Prishtinës, rreth 20 kilometra larg Prishtinës, ka rezultuar të ketë xehe që përmbajnë elemente të arit. Pas përfundimit të një studimi paraprak ekonomik nga kompania “Western Tethyan Resources”, është konstatuar se vlera aktuale e arit është 27 milionë dollarë.

Sipas uebfaqes britanike “Proactive”, që merret me hulumtime në këtë fushë, brenda një viti në këtë minierë mund të nxirren rreth 368 kilogramë ari.

Mentor Demi, shefi ekzekutiv i “Western Tethyan Resources”, kompani që është krijuar rreth tre vjet më parë, tha se licenca për këtë minierë është e një kompanie kanadeze, ndërsa biznesi që e drejton është duke blerë projektin.

“Që nga viti i kaluar, shtator 2022 kompania jonë ka qenë në fazën e studimit preliminar ekonomik të projektit të Slivovës, i cili është projekt që njihet për metale të arit dhe argjendit. Sot kompania jonë ka publikuar lajmin se studimi ka përfunduar si studim pozitiv ekonomik dhe bazuar në gjetjet e studimit kompania do të vazhdojë më tutje për të zhvilluar projektin”, theksoi Demi.

Projekti, sipas tij, parashihet të zgjasë rreth 7 vjet. Ai tha se investimi do të jetë në vlerën e rreth 145 milionë eurove, e fitimi i kompanisë do të jetë 29 për qind.

“Projekti ka nevojë së paku për 43 milionë investime kapitale dhe mbi 80 milionë investime operative për 6-7 vjet. Do të thotë diku në tërësi 145 milionë, ndërsa kthimi i investimeve pritet të jetë 29 për qind për kompaninë”, tha Demi.

Demi tha se kompania që drejton ka marrëveshje me kompaninë kanadeze që është bartëse e licencës për hulumtim për projektin e Slivovës dhe se ndodhet në proces për të blerë disa faza të projektit.

Pos zbulimit të arit në Slivovë, Demi tha se kompania është aktive edhe në zona të tjera në Kosovë dhe rajon, duke përfshirë Komunën e Podujevës, Mitrovicës Vushtrrisë dhe Gjilanit. Po ashtu, tha se ndodhet në proces të marrjes së lejeve edhe për hulumtime në Leposaviq e Zubin-Potok.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img