3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Historia e familjes Xhaka: Prej burgut të Ragipit deri tek përballja e Ligës së Kampionëve

Granit Xhaka do t’i mbush 24 vjeç nesër, por prindërit dhe miqtë e tij kanë udhëtuar në Londër për një arsye tjetër. Ata janë në kryeqytetin britanik për të parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Baselit të mërkurën.
Vëllai i tij i madh dhe shoku më i mirë, Taulanti, nuk do të jetë në Londër për të festuar këtë ditëlindje dhe ka mundësi që dy vëllezërit të mos e telefonojnë njëri-tjetrin ditën e nesërme, për shkak se Taulanti dhe Graniti do të jenë të ndarë në dy tabore para takimit të rëndësishëm të Ligës së Kampionëve për klubet e tyre.
“Ne luanim futboll së bashku pas shkollës me shokët tanë, derisa terrohej. Graniti ishte sulmues në moshë të re; ai shënonte shumë gola. Unë luaj në një rol më defenziv se ai i Granitit, dhe mund të mësoj nga ai pasimet nga distanca të largëta, e cila është një fuqi e tij”, thotë Taulanti në një intervistë me gazetën britanike “The Telegraph”.

Xhaka më tej rrëfen përballjen ndaj vëllait të tij të vogël në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Francë këtë vit.
“Isha paksa i frikësuar, unë nuk doja ta lëndoja atë. Mirëpo në rrjedhojë të lojës ju vetëm qetësoheni dhe përqendroheni tek loja”, rrëfen mesfushori i Baselit.
Prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të dielën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Baselin me zemër, por që do lumturoheshin edhe nëse Arsenali i Granitit do të mbizotërojë në lojë.
Ragipi dhe Elmaze kanë jetuar më parë në Prishtinë, në një kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë e viteve 90’ po bëheshin gjithnjë e më serioze. Ragipi kishte kaluar tre vjet e gjysmë në burg, pasi herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të kohës.
Kur ai u lëshua nga burgu, u nisë me familjen e tij me një autobus dhe udhëtuan përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë veriore përpara se të vendoseshin në Basel, ku kishin lindur Taulanti dhe Graniti.
Taulanti thotë se i ka munguar prezenca e vëllait të tij, që prej se u transferua tek Arsenali, raporton Gazeta Online Insajderi.
“Ne flasim shpeshherë në telefon, por një ditë përpara ndeshje nganjëherë ndoshta jo sepse duhet të përqendrohemi tek ndeshjet tona”, thotë 25-vjeçari që reprezenton Shqipërinë.
Taluanti shpreson që ta takojë vëllanë e tij pas ndeshjes, duke thënë se një fitore e Baselit do ta bënte më të lehtë një gjë të tillë.
“Pas ndeshjes shpresoj që të takohemi me Granitin. Më duhet ta pyes trajnerin, por me shpresë që do të fitojmë ndeshjen dhe ai të jetë në disponim të mirë”, shprehet Taulanti.
I pyetur nga “The Telegraph” rreth situatës aktuale të Granitit tek Arsenali, Taulant Xhaka shprehet i sigurt se vëllai i tij do të fitojë besimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger, pavarësisht konkurrencës së madhe në skuadrën e “Topçinjve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img