1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Historia e dashurisë së ushtarit të UÇK-së me një serbe do të shfaqet në Zelandën e Re (FOTO)

“Die Brücke am Ibar” (Ura mbi Ibër), nën regji të Michaela Kezele, do të shfaqet për publikun e qytetit New Plymouth, në Zelandën e Re më datën 26 të muajit mars.

Filmi paraqet një rrëfim nga koha e bombardimeve të NATO-s dhe luftës në Kosovë. Vejusha e re, Danica (Zrinka Cviteshiq) bën një jetë të zorshme me dy fëmijët e saj, tek mundohet të mbijetojë në një fshat të vogël kosovar (përkatësisht serb) fare pranë qytetit të cilin lumi Ibër e ndan në pjesën serbe dhe atë shqiptare. Humbja e bashkëshortit, të cilin ia kanë vrarë shqiptarët, tek ajo dhe familja e saj ka lënë gjurmë të thella.

Daniloja i vogël (që luhet nga Milosh Mesaroviq) prej atëherë nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja përderisa vëllai i tij më i rritur Vlado (Andrija Nikçeviq) ka një fiksim: krejt kohën ëndërron se ka një biçikletë. Që t’i grumbullojë paratë për ta blerë biçikletën, për çdo ditë hidhet në lum e zë peshk të cilët ia shet për pak para pronarit të një dyqani ushqimor

Befas Ramizi (Mishel Matiçeviq), një ushtar i plagosur i UÇK-së strehohet në shtëpinë e saj dhe fshihet nga ushtarët serbë. Danica, jashtë çdo logjike, e pranon dhe nis t’ia shërojë plagët e kësisoj rrezikon krejt familjen e saj. Midis Danicës dhe Ramizit, lind dashuria. Në film, luajnë dhe aktorët të tjerë të njohur nga vendet e rajonit si: Danica Ristovski, Slavko Shtimac, Eva Ras, Suzana Petriçeviq, Velimir-Bata Zhivojinoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img