-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Hisen Berisha: Kishim planifikuar atentat kundër Sheshelit, por na ndaloi ish-presidenti Fatmir Sejdiu

Hisen Berisha Komandanti i Kosharës ishte mysafir në emisionin Kojshia Show këtë të diele.

Në rrëfimin e tij, Berisha tregon për vështirësitë që kishte kaluar gjatë kohës së studimeve.

Ai po ashtu ndër të tjera tregon për planifikimin e një atentati kundër Sheshelit në kohën sa ishte student.

“Ne ishim të organizuar në atë kohë si studentë, pasi në të gjitha proceset e rëndësishme për kombin kanë qenë studentët. Kosova ishte një terr informativ të përgjithshëm. Ka qenë një mision i KSBE-së që informonte për zhvillimet në Kosovë, Jugosllavia e atëhershme, i largoi nga vendi. Në Kosovë të vetmit forca që ushtronin dhunë ishin gardat e Sheshelit, çetnikët. E kisha banesën afër Grandit, aty e kishin krijuar një hapësirë për stërvitje, bënin stërvitje çdo ditë. Asistenti i Sheshelit, jepte mësim të hënën, ndërsa vet Shesheli jepte mësim të enjten. Ai dilte me shëtitë çdo mbrëmje nëpër shesh në Prishtinë, me ato shamiat,…, ishte një lloj presioni, dhune, një lloj këputje e çdo shprese për shqiptarët. Ne ishim të pambuluar me informim ndërkombëtar, informoheshim vetëm nga Qendra për Informim e LDK-së atë kohë…..”, tha ai.

Berisha tregoi se për eliminimin e Sheshelit kishte dëgjuar ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili e kishte ndaluar.

“Duke ditur rrezikshmërinë e Sheshelit, vendosëm me eliminu,…, në grupet tona, unë isha oficer i përgatitur, dhe e mora përgjegjësinë. Informata për eliminimin e Sheshelit qarkulloi deri te ish presidenti Fatmir Sejdiu. Ai tha se po bëni një gabim të madh, që do të ketë pasoja pastaj në politikë”, tha ndër të tjera Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img