1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hisen Berisha kërkon dorëheqjen e presidentes Osmani

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.

Ai thotë se në këto momente të rëndësishme dhe të vështira për vendin tonë, është e domosdoshme që të merren vendime të mençura dhe të guximshme për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, ku përmend themelimin e Asociacionin.

“Siç deklaruat edhe ju, (ref. linku në koment), nga procesi i dialogimit, tashme qeveria e kryeministrit Kurti e ka pranuar asociacionin si bashkësi e komunave serbe, me statutin që i jep status autonomie teritoriale dhe politike me kompetenca ekzekutive, një hap që bashkë me pikën 7, të Planit franko-gjerman për eksteritorialitetin e objekteve religjioze, konsiderohet një kërcënim serioz për integritetin territorial dhe unitetin e vendit tonë. Ky veprim është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës dhe përbën një rrezik të madh për të ardhmen tonë si shtet sovran dhe i pavarur. Për të mirën e Kosovës dhe për të ruajtur parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, unë propozoj që Ju, Presidente, të ofroni dorëheqjen tuaj. Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img