-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hiqet rrezikshmëria/ Pagat në polici rriten rreth 20 euro, reagojnë ashpër nga sindikata

Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës sot u kanë dalë pagat me ligjin e ri.

Policët që punojnë në sektorin e patrullës u është rritur paga rreth 20 euro por atyre dhe të tjerëve u është hequr rrezikshmëria.

IndeksOnline ka pyetur kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqirin rreth pagesave të shkurtit me ligjin e ri i cili ka thënë se nesër do të dalin me një njoftim por sipas tij është skandaloze heqja e rrezikshmërisë për policët.

“Pagat kanë dalë pa rrezikshmëri dhe kjo është e kundërligjshme. Rritjen modeste të pagave të zyrtarëve policor mund ta bëjë vetëm përvoja e punës. Ne nuk e dimë ende se cila është arsyeja e heqjes së rrezikshmërisë për policët”, ka thënë Zeqiri.

Rikujtojmë se sindikata e policisë i është drejtuar edhe avokatit të popullit kundër ligjit të ri me të cilin më shumë paguhen pjesëtarët e FSK-së se sa të Policisë të cilët përballen çdo ditë me rrezikun./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img