Site icon PrishtinaPress

Hiqet barrikada e parë në Lagjen e Boshnjakeve

Në Lagjen e Boshnjakëve është hequr nja kamion i cili ka qenë i vendosur si barrikadë tri ditë më parë.

Pamjet e fundit dëshmojnë se njëri nga tre kamionët tashmë është larguar.

Megjithëkëtë, rruga atje mbetet ende e bllokuar nga dy kamionë tjerë që janë të vendosur aty dhe pengojnë qarkullimin e lirë të rrugës. Mbetet ende e paqartë nëse largimi i këtyre dy kamionëve, dhe të tjera barrikadave do të vazhdojë sot gjatë ditës, raporton Nacionale.

Kryeministri i vendit ende nuk ka e ka thënë asnjë fjalë në lidhje me komunikatën e djeshme të ShBA-ve dhe BE-së për këtë çështje, në të cilën thuhej edhe se kishin marrë garanci se nuk do të kishte listë të arrestimeve.

Në anën tjetër, Zv. Kryeministri Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat do të hiqeshin dhe ka thënë mes tjerash edhe fjalinë si vijon: “…nëse kjo (lirimi i Pantiqit) kontribuon në heqjen e barrikadave atëherë njerëzit në veri duhet të jenë të lumtur…” – tha ai.

Exit mobile version