6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hipoteza e “The Economist”: Kështu do ta shfrytëzonte Rusia nëse KFOR do ta vriste një serb në Veri

Gazeta prestigjioze “The Economist” ka shkruar lidhur me tensionet e fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Siç shkruan gazeta britanike, në veri të Kosovës pothuajse krejtësisht popullata i takon komunitetit serb të cilët asnjëherë s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në artikull është përmendur edhe sulmi i protestuesve serbë ndaj forcave të KFOR-it i ndodhur më 29 maj e që la të plagosur 30 ushtarë nga kontingjenti italian dhe ai hungarez.

“The Economist” tutje shkruan se edhe përkundër faktit që të nesërmen e 30 majit situata ishte qetësuar dhe turma ishte larguar, tragjedia ka qenë shumë afër por është shmangur. Këtu gazeta britanike ngre hipotezën se çfarë do të ndodhte nëse trupat e KFOR-it do të kishin vrarë ndonjë serb.

Sipas gazetës, situata në Ballkan do të kishte ecur drejt një përleshje të ashpër, të cilin Rusia dhe përkrahësit e saj do ta kishin shfrytëzuar për të atakuar ushtarët e KFOR-it dhe trupat paqeruajtëse se si po i vrasin civilët e paarmatosur. Kur shkruan lidhur me këtë, “The Economist” sqaron se personi përgjegjës për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it ka qenë i armatosur dhe pjesë e një grupi të organizuar.

“Dhuna në Kosovë mund të eskaloj shumë shpejt”, shkruan tutje “The Economist”, duke shtruar pyetjen se pse Kosova është kaq e thyeshme dhe çfarë e ka shkaktuar situatën e fundit.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img