Site icon PrishtinaPress

Himni i Kosovës sot mbush 15 vjet

Himni shtetëror i Kosovës do t’i mbushë sot 15 vjet nga miratimi në Kuvendin e 120 anëtarëve, që ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” është miratuar më 11 qershor të vitit 2008, në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur është propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës është detyruar të heqë tekstin.

 

Exit mobile version