Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është drejtuar me një fjalim deputetëve të Parlamentit Evropian.
Ajo para fjalimit është pritur nga kryetarja e PE-së Roberta Metsola.
Për herë të parë u intonua edhe himni i Kosovës.
E para e vendit fjalimin e saj e nisi me një frazë të presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilën e tha në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe frëngjisht.