Hillary Clinton e lindur më 26 tetor 1947 është ish-sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.
Ajo sot mbush 75 vjeç, ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante demokratike, si dhe e vetmja Zonjë e Parë që kandidoi për post publik.
Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA, duke qenë nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë vitit 2001-2009.
Gjithashtu, si gruaja e presidentit Bill Clinton, ajo ka qene Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001 Në zgjedhjet e vitit 2008, brenda partisë, Clinton ishte një kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale. Zonja Clinton është e admiruar në gjithë botën, dhe jo vetëm brenda SHBA.
Një banore autoktone e Illinois, Hillary nga fillimi ishte e angazhuar në politikë, si studente në Wellesley College në vitin 1969, pastaj dhe u diplomua si Juris Doctor në Yale Law School në vitin 1973,Yale University.
Pas diplomimit në universitetin e Jalës, Hillary u bë një avokate e shkëlqyer, duke këshilluar Fondin e Mbrojtjes të fëmijëve të Cambridge përpara se të bashkohet me ekipin e juristëve që këshillonin për Komisionin Juridik përfaqësues gjatë fajësimit të Presidentit Richard Nixon për skandalin Watergate.
Pas një kohe të shkurtër si avokate e Kongresit ligjor, ajo u zhvendos në Arkansas dhe u martua me Bill Clinton në vitin 1975,të cilin e kishte njohur ne universitet.
Rodham drejtoi gjygjin e Arkansas për Fëmijët dhe Familjet në vitin 1977. Ndërsa në vitin 1978, ajo u bë kryetarja e parë femër e Shërbimeve Ligjore të Korporatës, dhe në vitin 1979 ortakja e parë femër në Rose Law Firm.
“The National Law Journal” e ka renditur dy herë atë si njëra nga qindra avokatet më me ndikim në Amerikë.
Si Zonja e Parë e Arkansas 1979-1981 dhe 1983-1992 me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, në atë kohë guvernator, ajo udhëhoqi një grup pune për të reformuar sistemin e Arkansasit në arsimim. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në bordin e Wal-Mart dhe disa korporatave të tjera.
Në vitin 1994, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, për iniciativën e saj të madhe, për planin e kujdesit shëndetësor Klinton, nuk arriti të fitojë miratimin nga Kongresi amerikan. Megjithatë, në vitin 1997 dhe 1999, Clinton luajti një rol udhëheqës në mbrojtjen për krijimin e Programit kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për fëmijë, Akti adoptimi dhe Familjet e sigurta dhe Akti Foster Care Pavarësia.
Gjatë viteve si Zonjë e Parë ajo tërhoqi një përgjigje të polarizimit nga publiku amerikan. E vetmja Zonjë e Parë të cilës i është bërë thirrje gjyqi, ajo dëshmoi para një jurie federale në vitin 1996 në lidhje me polemikën e Whitewater, por asnjëherë nuk u akuzua për shkelje për këtë ose në disa hetime të tjera gjatë presidencës Clinton. Gjithashtu martesa e saj ka përjetuar skandalin Lewinsky në vitin 1998, një sprovë për çiftin Clinton. Hillary Clinton ka dalë e pastër tek të gjitha hetimet që i janë bërë.
Pas transferimit të shtetit, Clinton u zgjodh senatorja e parë femër e Nju Jorkut; ajo ishte e vetmja Zonjë e parë që ka kandiduar ndonjëherë për këtë post publik. Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, ajo mbështeti veprimet ushtarake në Afganistan dhe rezolutën e luftës në Irak, por më pas e kundërshtoi sjelljen e Presidencës së George W.Bushit të luftës në Irak dhe vazhdon të kundërshtojë shumicën e politikave të saj të brendshme.
Clinton u rizgjodh për Senatin në vitin 2006 në zgjedhjet paraprake Demokratike presidenciale të vitit 2008, Hillary Clinton fitoi shumë më tepër vota në zgjedhjet paraprake se sa kandidatet e tjera femra në historinë amerikane, por ngushtë ajo humbi nominimin për presidente, i cili arriti të fitojë zgjedhjet kombëtare.
Obama e emëroi Clinton si sekretare e shtetit, dhe ajo u konfirmua nga senati në janar 2009 ajo ka qenë në ballë të përgjigjes amerikane ndaj Pranverës Arabe, duke përfshirë dhe avokimin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Libi.
Si Sekretare e Shtetit, ajo mori përgjegjësinë për dështimin e masave të sigurisë në lidhje me sulmin e Bengazit në vitin 2012 , i cili rezultoi në vdekjen e personelit konsullor amerikan, por mbrojti veprimet e saja personale në lidhje me këtë çështje.
Clinton vizitoi më shumë vende se çdo sekretar tjetër shteti. Ajo shihte “fuqinë e zgjuar” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji, dhe fusha të tjera. /Prishtinapress/