3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hill tregon a është 18 marsi afat për marrëveshje rreth planit të zbatimit

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, e vlerësoi pozitive se BE-ja vërtet po përpiqet të përshpejtojë procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur planin e zbatimit dhe theksoi se afatet për arritjen e progresit nuk janë aq të rëndësishme si fakti që të arrihet një marrëveshje e mirë, të cilën të gjithë do ta mbështesin.

“Para së gjithash, më duhet të them se është shumë pozitive që BE-ja vërtet po përpiqet të përshpejtojë procesin dhe që negociatat të arrijnë në fazën e zbatimit”, tha Hill për Tanjug, kur u pyet se çfarë priste nga takimi në Ohër, ku, siç është paralajmëruar, më 18 mars, me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është e qartë se do të jetë e vështirë dhe se gjithçka nuk do të zgjidhet në një takim, do të marrë pak kohë, por është inkurajuese që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme po vjen në Ohër dhe se ai do të përpiqet të shtyjë procesin në mënyrë që ata të mund të arrijnë në rezultate që kanë pritur shumë gjatë”, tha Hill.

I pyetur nëse mendon se Kosova dhe Serbia mund të bëjnë përparim në negociata, gjë që do t’i mundësonte Serbisë të përparojë në procesin integrues dhe çfarë duhet t’u raportojë Borell liderëve të BE-së në samitin e 23 dhe 24 marsit, ambasadori Hill thotë se evropiane pjesë integruese e gjithë diskutimit dhe prandaj BE-ja mbi të gjitha kishte rolin kryesor në dialogun e Brukselit.

“Shpresoj që, me përparimin e procesit të negociatave, do të shihet përparim edhe në fushën e integrimit në BE. Ne e dimë se do të marrë pak kohë. Njerëzit duhet të jenë të durueshëm, por tani mendoj se është një kohë e mirë për të dhënë gjithçka nga vetja, të punojmë shumë dhe të bëjmë progres, sepse ky është qëllimi i të gjithëve”, tha ambasadori amerikan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img