Site icon PrishtinaPress

Hill thotë se tërheqja e ushtrisë dhe arrestimi i Radoiçiqit janë hapa të mirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i ka cilësuar si hapa të mirë të Serbisë largimin e ushtrisë nga kufiri me Kosovën, si dhe arrestimin e Milan Radojçiqit, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në veri më 24 shkurt.

Gjatë një interviste për Tanjug, Hill ka thënë se problemi nuk është ushtarak, por politik.

Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarake, por në të vërtetë politike”, tha Hill

Po ashtu Hill ka thënë se prezenca e shtuar e trupave ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën ka qenë shqetësuese për SHBA-të.

 

Exit mobile version