2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hill: SHBA do që Kosova të lëvizë në drejtimin e duhur, ka probleme gjatë rrugës

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Kosova të lëvizë në drejtimin e duhur.

Në një intervistë në Dnevnik të Nova.rs, Hill ka pranuar se ka probleme gjatë rrugës, mirëpo është shprehur optimist.

“Unë nuk do ta përjashtoja optimizmin si një mënyrë për t’i parë gjërat. Optimizmi, nëse zbatohet mirë, mund t’ju ndihmojë të përparoni, nuk shoh asnjë arsye për t’u pushtuar nga pesimizmi”, ka thënë ai.

Po ashtu, diplomati amerikan ka folur edhe për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, duke thënë se SHBA e mbështesin atë.

“Mendoj se komuniteti serb në Kosovë duhet të dijë se si do të jetë jeta dhe e ardhmja e tyre dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm Asociacionin e Komunave Serbe – kjo është vendimtare”, ka thënë Hill.

Hill gjithashtu u shpreh optimist për procesin e dialogut, për të cilin tha se aktualisht ka rënë “pak në baltë”.

“Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara”, tha ai.

Hill nuk u pajtua me deklaratën se shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka nëse SHBA-ja vërtet dëshiron diçka dhe se për këtë mjafton një telefonatë kur u pyet në kontekstin e themelimit të Asociacionit.

“E kuptoj që ka njerëz që besojnë në këtë, por nuk jam dakord me këtë”, tha ambasadori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img