-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Hill: Serbia e di se çfarë duhet të bëjë dhe vendimi i takon asaj

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hill ka thënë se kjo është një pyetje para së gjithash për të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, por shtoi se Serbia duhet të orientohet kah vendi i saj në Evropë, shkruan Sinjali.

“Serbia e di se çfarë duhet të bëjë dhe vendimi i takon asaj”, ka thënë Hill për agjencinë serbe të lajmeve “FoNet”.

Duke folur për pritjet për vitin e ardhshëm, ai shprehu shpresën se vendet kandidate për anëtarësim në BE, si edhe Serbia, do ta shqyrtojnë seriozisht Planin Ekonomik për Rritje të paraqitur nga Komisioni Evropian.

“Është një sfidë serioze edhe për BE-në”, tha ai.

I pyetur se çfarë është bërë temë e disa partive në fushatë, Hill theksoi se po qëndron jashtë fushatës dhe se për sa i përket atij, ai po voton në Floridë. “Çdo përpjekje për të më rekrutuar në fushatë do të jetë e pasuksesshme dhe është 100 për qind në dorën e qytetarëve të Serbisë që të vendosin”, ka thënë Hill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img