Site icon PrishtinaPress

Hill: Qëndrimi i SHBA-së rreth situatës në veri mbetet i pandryshuar

Qëndrimi i SHBA-së mbetet i pandryshuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe se dialogu po vazhdon. Kështu ka deklaruar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

“Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të Brukselit, sepse ai është një mjet për të zgjidhur të gjitha problemet që janë shfaqur. Natyrisht, të gjithë do të dëshironin që ajo të zgjidhet sa më shpejt dhe të mos vonohet, por mbetet që kjo të bëhet përmes dialogut i cili është në vazhdim e sipër dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd.

Tashmë në Kosovë po punohet në krijimin e një udhëzimi administrativ që i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë.

Exit mobile version