1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hill pyetet nëse mban anën e Serbisë, ndërhyn Arifi: Këto akuza i bën LVV që udhëhiqet nga Albin Kurti

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vizitoi këtë të mërkurë Komunën e Preshevës.

Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill u pyet nga gazetarët nëse e mban anën e Serbisë.

“Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, ishte pyetja nga gazetari që iu drejtua ambasadorit, transmeton Telegrafi.

Por, në atë moment ndërhyu Arifi i cili tha se këto akuza vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti.

“Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, deklaroi i pari i Preshevës.

Ndërsa, Hill tha se qëndrimi i SHBA-ve është që mes dy vendeve duhet të bëhet përmirësim i dukshëm i raporteve në linjë me atë që është duke bërë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img