0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hill për takimin në Ohër: Shumë herët për të dhënë vlerësime, Asociacioni është test për seriozitetin ndërkombëtar

Ende është tepër herët për të dhënë vlerësim rreth takimit të Nivelit të Lartë në Ohër ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Hill vlerëson se bisedimet po shkojnë “në drejtim e duhur” ndërsa vlerësoi se “shumë njerëz” e shohin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si test për “seriozitetin” e bashkësisë ndërkombëtare. “Dhe, po, mund të them se janë [seriozë]”, shtoi ai.

“Mendoj se po ecën në drejtimin e duhur, por duhet të presim e të shohim sepse askush nuk është pajtuar ende për diçka. Nuk do të doja të flisja për çështje specifike dhe afate kohore, mendoj se është e rëndësishme që çështjet të zgjidhen, që pas 10 viteve Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të formohet më në fund dhe se shumë njerëz këtë e shohin si test të asaj se sa serioz është komuniteti ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje dhe unë mund të them se janë. Duhet vetëm durim”, ka thënë Hill.

Duke folur për sanksionet ndaj Federatës Ruse, ambasadori amerikan vlerësoi se ende nuk është shumë vonë që Serbia t’i vendos ato, siç e citoi të ketë thënë “Danas”.

“Mendimi im është se Rusia nuk po e ndihmon Serbinë në asnjë mënyrë. Ata nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, ata s’kanë bërë asgjë për të ndihmuar ekonomikisht, madje as mbështetjen energjetike, Serbia duhet ta paguajë”, ka thënë mes tjerash ambasadori.

Kujtojmë se Hill ka qenë prej diplomatëve amerikanë më të zëshëm sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku madje në një intervistë dhënë për Insider TV në dhjetor të vitit të kaluar, ishte shprehur se “të jini të sigurt se nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa u zgjidhur çështja e Asociacioni”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img