Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka quajtur ambasador të shkëlqyer homologun e tij në Washington DC, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit shpërndau një fotografi me presidentin Joe Biden.
Hill në Twitter, ka shpërndarë fotografinë e Gjuriqit dhe ka shkruar se është shenjë e rëndësisë së partneritetit që e ndajnë me Serbinë për më shumë se 140 vjet.
“Është kënaqësi ta shohësh një ambasador të shkëlqyer të një shteti mik në Shtëpinë e Bardhë bashkë me presidentin e ShBA-së. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndarë me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill.