3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hill paralajmëron një takim Kurti-Vuçiq së shpejti: Duhet të sqarohen disa gjëra

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se po bisedohet për një takim tjetër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, “për t’i sqaruar disa gjëra”.

Hill tha se të dy liderët kanë bërë përparim gjatë negociatave në Ohër, por se ende ka shumë punë për të bërë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Mendoj se kanë bërë përparim. Do të doja të shihja disa gjëra më konkrete, por mendoj se po ecim shumë qartë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut. Duhet ende shumë për të bërë, veçanërisht në artikulimin se si do të duket Asociacioni, kjo është një çështje kyçe”, deklaroi ambasadori amerikan në Pink TV, raporton N1.

Ai tha se gjëja më e rëndësishme për SHBA-në në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet e mira ndërmjet shteteve.

“Duhet të ketë dukshëm më shumë iniciativa rajonale në mënyrë që të krijohen modele më të mira bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe çështja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë e procesit të integrimit rajonal”, tha Hill.

Ai shtoi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së vitit 2013-të në Bruksel, ndaj duhet formuar në mënyrë që komunitetit serb në Kosovë t’i hapet dritarja drejt së ardhmes.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e dialogut të Brukselit që nga viti 2013 dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në veri të Mitrovicës, të shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se tani po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, tha ambasadori Christopher Hill. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img