1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Hill: Në tavolinë nuk është njohja e Kosovës, por normalizimi i marrëdhënieve

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar për dialogun Prishtinë – Beograd se njohja e pavarësisë nuk është në tavolinë.

Sipas tij ky proces zhvillohet vetëm për normalizim të raporteve në mes të dy vendeve, raporton Euronews,rs.

Ai ka shtuar se për atë që është në tavolinë të dyja palët e dinë dhe se Serbia në veçanti e ka pranuar atë.

“De fakto kjo nënkupton që ata duan një lloj procesi të normalizimit. E di që fjalët janë të rëndësishme. Fjalët çojnë peshë sidomos në kohë zgjedhjesh. Sidoqoftë, nuk dua të lëshohem në lojë fjalësh. Po them se të dyja palët e dinë se çfarë ka në tavolinë. Serbia në thelb e ka pranuar atë”, është shprehur Hill.

“Çfarë ka në tavolinë, natyrisht, njohja s’është. Ajo që është, është normalizimi. Mendoj po ashtu që situata duhet normalizuar. Njerëzit në veri të Kosovës duhet zgjuar në mëngjes duke ditur se si duket jeta e tyre”.

Hill ka shtuar se 24 shtatori dhe ajo që ngjau në Banjskë e ka dëmtuar dialogun dhe se ka çuar në tensione në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img