8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Hill: Më pëlqen “Ballkani i Hapur”, i lejon njerëzit të njihen më mirë me njëri-tjetrin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe, ndër të tjera tha se i pëlqen iniciativa “Ballkani i Hapur”, sepse u mundëson njerëzve të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe shtoi se beson se kurrë në histori nuk ka ka pasur kaq shumë ndërveprime pozitive mes shqiptarëve nga Shqipëria dhe serbëve nga Serbia.

Siç tha ai, është një proces në të cilin bizneset mund të kapin një treg më të gjerë, por edhe me të cilin zgjidhet klaustrofobia.

“Nuk duroj dot të pres në radhët e makinave dhe nëse ky proces do të zvogëlojë ato turma, atëherë duhet të mbështetet”, tha Hill, transmeton FrontOnline.

Ai theksoi se është një iniciativë e shkëlqyer dhe se është e mrekullueshme të shohësh Kryeministrin e Shqipërisë dhe Presidentin e Serbisë duke diskutuar për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme për qytetarët.

Ambasadori amerikan shtoi se ka shumë histori në këto zona, se është e rëndësishme të respektohet historia, por nuk duhet të jetë rob i saj.

“Vlerësoj që gjithçka do të zgjidhet duke marrë dikush diçka, e dikush duke marrë diçka tjetër”, theksoi ai, duke theksuar se nuk është i interesuar të mbajë anën dhe se edhe pse vendi i tij ka një qëndrim tjetër ndaj Kosovës në krahasim me Beogradin zyrtar, nuk e pengon atë të bashkëpunojë me qeveritë e Beogradit dhe Prishtinës. Ai vlerësoi se nuk është në interesin e askujt që të vazhdojë të jetojë me tensione./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img