Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka mbërritur në Preshevë.
Me këtë rast, ai është pritur nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Klan Kosova ka dërguar ekip për ta përcjellë nga afër ngjarjen i cili do të raportojë rreth vizitës së Hillit në Preshevë.