-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hill: Kosova t’i realizojë obligimet për anëtarësim në KiE

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka thënë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është i lidhur me aneks-marrëveshjen e Ohrit.

“Sa i përket dëshirës së Kosovës dhe aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, do të flitet shumë, do të ketë një debat të gjallë dhe në një farë mënyre e gjitha është e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit vendos disa detyrime, kërkesa për të dyja palët, kështu që ne duhet të shohim se si do të shkojë, por sigurisht që ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kjo është e qartë për të gjithë ne mendoj. Por ata duhet të kalojnë nëpër krejt procesin”.

Ai ka shtuar se për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk mund të flet në emër të vendeve të QUINT-it.

Mund të flas vetëm në emër të Qeverisë sime sepse në QUINT ka shumë diskutime për këtë temë. Qëndrimi i Qeverisë sime është që Kosova duhet t’i plotësojë obligimet e saj nga marrëveshja e Brukselit, nëse nuk e bën këtë, kjo gjithësesi se e komplikon interesimin e saj për t’u bërë pjesë e BE’së dhe organizatave tjera. Mendoj se të gjithë mund të fokusohen në atë se çfarë duhet të bëhet që kërkesa, do të thosha historike, sipas marrëveshjes së Brukselit, të përmbushet, dhe mendoj se të gjithë mund t’i përkushtohen kësaj detyre”, ka thënë Hill në një intervistë për mediumet serbe. 

I pyetur rreth themelimit të Asociacionit, Hill ka thënë se “mendon se do të ndodhë, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. Asociacioni do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img