Site icon PrishtinaPress

Hill: Jemi të dëshpëruar që Kurti nuk e shtyu afatin për targat

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, thotë se është i zhgënjyer dhe i brengosur që Kryeministri Albin Kurti nuk e shtyu afatin për regjistrimin e veturave me targa legale. 

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashke më partnerët e saj ndërkombëtarë, ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për zbatimin e riregjistrimit të veturave. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që t’i pranojë kërkesat dhe këshillën e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë, për këtë çështje”, ka thënë Hill, raporton Danas.

Hill thotë se e mirëpret vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbinë, nën ndërmjetësimin e Brukselit dhe u ka bërë ftesë të dy palëve të vazhdojnë të marrin pjesë në dialog. 

Gabriel Escobar, emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka bërë publike javën e kaluar kërkesën e tij dhe të shteteve të QUINT-it ndaj Presidentes dhe Kryeministrit që të shtyjnë afatin për regjistrimin e veturave me targa RKS për 10 muaj. 

Deri tani, Kryeministri Kurti nuk ka dhënë shenja se do ta pranojë këtë kërkesë.

Qeveria ka dhënë datën 31 tetor si afat të fundit për t’i larguar nga përdorimi targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia për qytetet e Kosovës, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë t’i konvertojnë ato në targa legale të Kosovës.

Exit mobile version