1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hill e Murphy takojnë Vuçiqin: U pajtuam për rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Bosnjës

Amabasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill bashkë me ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin kanë biseduar për dinamikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Siç ka shkruar Hill, në këtë takim kanë rënë dakord për rëndësinë e përkrahjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multi-etnik të Bosnje e Hercegovinës.

“Takimi produktiv me Presidentin Vuçiç dhe ambasadorin Murphy për perspektivat e BE-së dhe dinamikat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik dhe institucioneve funksionale të nivelit shtetëror të BeH”, ka shkruar Hill.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img