3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hill e fton Kosovën të bëhet pjesë e Open Balkan

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Kosovës që t’i bashkohet nismës ‘Open Balkan’.

Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë iniciativë do të ishte pozitive për njohjen ndërkombëtarisht nga Kosova.

Zoti ambasador, ç’mendim keni për këtë iniciativë?

Së pari mendoj se Open Balkan është një nga nismat më të mira që po ndodh në rajon. Mendoj se ajo bën që vendet e prekura nga problemet të ulen dhe të punojnë me njëra-tjetrën. Ajo mëson dhe promovon kapacitetet për të gjetur një model bashkëpunimi. Mendoj se është shumë e vonuar dhe kritika ime e vetme është se duhet të kishte nisur shumë më parë. Ndaj jam shumë i kënaqur dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për kartat e identitetit, ç’mendim keni për të?

Mendoj se është diçka, por ka ende shumë punë për të bërë. Janë shumë çështje thelbësore që kërkojnë zgjidhje. Njëra prej tyre është ajo e serbëve të Kosovës. Ata duhet të besojnë se janë të mirëpritur dhe se do të ndihen mirë në Kosovë. Por ka edhe çështje të tjera që duhet të zgjidhen në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, a keni një mesazh për klasën politike në Kosovë?

Ata duhet të jenë pjesë e kësaj nisme. Ajo i ka dyert e hapura dhe do të ishte në interesin e vetë Kosovës, sidomos për përpjekjet e saj për të qenë e njohur ndërkombëtarisht, për të pasur më shumë vende që e njohin, por edhe për të parë progresin që ajo ka bërë. Mendoj se kjo është një nismë ku Kosova duhet të bëjë pjesë patjetër, pasi ajo nuk do të ndalet pa Kosovën që vazhdon të ecë përpara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img