1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hill: Asociacioni është çelësi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, fundi është afër

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka thënë se ka pritje që më 2 maj do të ketë një diskutim intensiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se mendon që fundi i kësaj çështjeje është afër.

“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale”, tha Hill duke shtuar se SHBA-ja beson se Asociacioni është çelësi për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.

Ai tha se edhe pse ka tensione në ajër, edhe ai ndjen se çështja është e rëndësishme dhe se “do të shohim diçka të rëndësishme”.

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Washingtoni në bisedime, Hill përmendi prapë Asociacionin dhe tha se ai e di që nuk do të bëhet një ditë pas takimit, por se beson se do të ketë mirëkuptim në atë që duhet bërë.

“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit,” tha Hill, duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të qetë.

Hill u pyet edhe për pikëpamjet e serbëve që liberalizimin e vizave për Kosovën dhe procesin e anëtarësimit të saj në Këshill të Europës e shohin si shpërblim, Hill tha se këto janë procese të ndara, por se “i kupton pse serbët ndihen kështu”, tha ai.

Ai tha se Serbia do të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img