Ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain, beson që Barcelona kishte një ditë të keqe në Paris kur humbën 4-0.
Kampionët e Serie A do të përballen me Barcelonën në çerekfinale.
Barca kishte humbur ndeshjen e parë 4-0, por në ë dytën u rikthyen duke fituar 6-1.
“Barcelona kishte një ditë të keqe në Paris, por mund të ketë edhe të tjera”.
“Futbolli mund të ndryshojë shumë shpejt dhe një ekip që dukej i eliminuar si ata tashmë janë në çerekfinale”.
Higuain po përjeton një sezon të mirë te Juve, ku ka shënuar 23 gola në të gjitha garat prej transferimit të tij nga Napoli.
29-vjeçari argjentinas shpreson që ky është viti i duhur që Juventusi ta fitojë Ligën e Kampionëve që nuk e ka fituar që nga viti 1996.