Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 118.
Subjekti i parë opozitar, PDK-ja do të ketë numrin 131.
LDK-ja e Lumir Abdixhikut do të ketë numrin 124, ndërsa koalicioni AAK-Nisma numrin 137.
Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa partia Fjala do ta këtë numrin 138.
Përfaqësues të Listës Serbe nuk kanë marr pjesë në tërheqjen e shortit, por kjo parti do të ketë numrin 112.