11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hidhet shorti për sezonin e ri të Superligës, zbulohen çiftet e xhiros së parë

Sot në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave 2023/2024 për Superligë.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta nisë sezonin e ri në Prizren, ku e pret e rikthyera në ligën elitare – Liria.

Ndërkaq, nënkampionia Drita do t’i bëjë gosti Llapit, në ndeshjen kryesore të xhiros së parë.

Prishtina do të jetë mikpritëse e të inkuadruarit tjetër, Feronikeli.

Ndër të tjera, kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja i njoftoi përfaqësuesit e klubeve me procesin e tërheqjes së shortit dhe me hartimin e akteve të reja normative për këtë edicion, si dhe rreth përgatitjeve për fillimin e Ligës U21, për të cilën do të vlejë kalendari i njëjtë i garave të Superligës.

Këto janë çiftet e xhiros së parë të Superligës, e cila do të nisë më 12 gusht:

Liria – Ballkani

Drita – Llapi

Dukagjini – Malisheva

Fushë Kosova – Gjilani

Prishtina – Feronikeli

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img