Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Përballja më e zjarrtë do të zhvillohet ajo mes Llapit dhe Gjilanit.
Ndërkohë skuadra kryeqytetase Prishtina ka pasur fat në short, së paku në letër pasi do të takohet e skuadrën nga Liga e Parë, FC Vushtrrinë.
Në gjysmëfinale do të zhvillohen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje.
Kujtojmë që fituesi i Kupë së Kosovës shkon direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Gjysmëfinalet:
Vushtrria – Prishtina
Llapi – Gjilani