Sot është hedhur shorti i 1/8 së finales të Evropa Ligës në Nyon të Zvicrës, ku është mësuar se Milan për kundërshtar në këtë rreth do ta ketë Arsenalin.
Milan – Arsenal do të jetë dueli më interesant i këtij rrethi të Evropa Ligës, raporton Express.
“Kuq e zinjtë” do t’i presin “Topçinjtë” në Milano më 8 mars, para se të udhëtojnë për në Londër për ndeshjen e kthimit një javë më vonë.
Hera e fundit që këto dy skuadra u takuan ishte në edicionin 2011/12 në Ligë të Kampionëve, kur italianët triumfuan 4-3 pas dy ndeshjeve, pasi e kishin fituar ndeshjen e parë 4-0 në “San Siro”.
Të gjitha ndeshjet e parë të 1/8 së finales zhvillohet më 8 mars, ndërsa ato të kthimit më 15 mars.
Lazio – Dynamo Kyiv
RB Leipzig – Zenit
Athletico Madrid – L. Moskva
C. Moskva – Lyon
Marseille – Athletic Club
Sporting CP – Plzen
Dortmund – Salzburg
Milan – Arsenal