Një pacient është vetëhedhur nga lartësia e spitalit ‘”Shefqet Ndroqi”, në Tiranë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Advertisement
60-vjeçari është viktima e pestë që hidhet nga spitalet COVID-19, nga këto katër raste janë vetëm te ky spital, ndërsa një te Spitali Infektiv.
“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L. S., 60-vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”. njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë së Shtetit, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Ora News/
PostAdss