Site icon PrishtinaPress

Hidhet hapi i parë për zhvillimin e një rrjeti ndërkufitar në “Bjeshkët e Nemuna” që përfshin rajonin e Pejës, Shkodrës dhe Plavës

Me datë 12.07.2018 përfaqësuesi i shoqatës GLV Agroturizmit ka nënshkruar kontratën me përfaqësuesin e organizatës SWG për inicimin e idesë për zhvillimin e një rrjeti ndërkufitar në Bjeshkët e Nemuna që përfshin rajonin e Pejës-Kosovë, Shkodrës-Shqipëri dhe Plavës-Mali i Zi.

Projekti ka për qëllim të inicojë një bashkëpunim më të afërt në mes të akterëve të ndryshëm duke filluar nga sektori publik në mes të komunave të rajonit të ”Bjeshkëve të Nemuna” dhe sektorit privat, OJQ-të, si dhe fermerët lokal duke rezultuar në një zhvillim të qëndrueshëm rural në rajonin ”Bjeshkët e Nemuna”.

Projekti do të implementohet nga GLV Agroturizmi së bashku me shoqatën partnere nga Shqipëria ADAD-Malore ndërsa financimi i projektit është bërë nga SWG me mbështetjen financiare të GIZ-it dhe participim nga GLV Agroturizmi.

Organizimi i manifestimit rajonal “ldentifikimi i akterëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkёpunues rural рёr zhvillim tё qёndrueshёm si dhe ngritja е imazhit nё rajonin ndёrkufitar tё “Bjeshkёve tё Nemuna”, mbështet Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rajonal Rural (SWG) në Evropën Juglindore në kuadër të projektit “Zhvillimin Rural përmes Menaxhimit të Integruar të Pyjeve dhe Burimeve Ujore në Evropën Juglindore: Perspektivat e Zhvillimit Rural: Kualifikimi, Riintegrimi dhe (vetë) punësimit” “të zbatuar në partneritet me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ).

Mehdi Mulaj, përfaqësues i GLV Agroturizmi dhe koordinator në projekt u shpreh se rajoni i “Bjeshkëve të Nemuna” deri më tani nuk ka pasur një iniciativë të krijimit të idesë për një zhvillim të një iniciative për krijimin e një rrjeti të përbashkët për zhvillim rural, promovimin e produkteve lokale dhe ngritjen e imazhit të rajonit si vend atraktiv për zhvillim të Agro-turizmit. Ky projekt do t’i adresojë tri çështje kryesore si:

• Ky projekt parasheh që të identifikoj akterët kryesor të cilët punojnë në këtë drejtim dhe të prezantohen në komunat si dhe institucionet zhvillimore për mundësitë e përkrahjes në zhvillim.

• Gjithashtu projekti do të tubon akterët në një adresar të regjistruar të cilët në të ardhmen do të kanë më të lehtë të identifikojnë partnerët e tyre për aplikim në projektet apo edhe zhvillim të përbashkët të bizneseve.

• Dhe së fundi projekti parasheh që të nxis iniciativën për ngritjen e imazhit të rajonit të Bjeshkëve të Nemuna si vend atraktiv për vizita.

Exit mobile version