Hezbollahu ka konfirmuar vrasjen e liderit të saj Hassan Nasrallah, pasi Izraeli tha se ai u vra në një sulm ajror në Bejrut.
E pas këtij konfirmimi, Hezbollahu është zotuar se do të “vazhdojë luftën e tij për t’u përballur me armikun”, shkruan CNN.
Ndërkaq, Izraeli mëngjesin e sotëm u deklarua se vrau Nasrallahun në një sulm ajror në Bejrutin jugor.