-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hetimi i procesit të privatizimit, analistët thonë se mund të jenë zhdukur dokumentet

Kuvendi i Kosovës, të premten ka themeluar me 77 vota pro formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Komisioni në fjalë do t’i ketë gjithsej 11 anëtarë, e që ishte iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili do të hetoj dhe zbardh të gjitha privatizimet e bëra në Kosovë, në veçanti keqpërdorimet e mundshme dhe ato me lidhje politike.

E analistët politik, këtë nismë po e shohin si filtrim nga akuzat që u janë bërë PDK-së, ndoëse i shohin si të vonuara.

Faton Abdullahu në një prononcim për Ekonomia Online, këto nisma i konsideron si filtrim nga akuzat që iu janë bërë në kohën kur PDK-ja ka qenë në pushtet.

Madje, thotë se këto po bëhet për t’ia shpjeguar elektoratin se akuzat ishin të pabaza.

“Iniciativa e PDK-së, konkretisht e kryetarit të saj, Kadri Veseli është në shumë dimensione interesant. Më duket se kjo iniciativë më duke si përgjigje ndaj shumë akuzave që iu janë bërë kësaj partie për aq sa kohë sa ka qenë në pushtet dhe nuk do të thotë se ato akuza ishin të paqena por nuk do të thotë se ashtu si janë thënë janë plotësisht të vërteta”.

“Prandaj siç duket i ka shtyrë udhëheqësit e PDK-së që të marrin këtë iniciativë pos tjerash që t’ia shpjegojnë elektoratit të saj se nuk është thënë krejt siç është perceptuar por që e vërteta qëndron ndryshe. Konsideroj se kjo iniciative i bën mirë që i bën mirë shëndetit demokratik dhe është iniciativë do ta përshëndetja për shkak të faktit bëhet nga një parti tani e cila është në opozitë”, thotë ai

“Është e vërtetë se privatizimi ka qenë një proces i gjatë dhe kanë qenë të involvuar shumë struktura dhe i faktorëve ndërkombëtare por për aq sa akuzohet PDK-ja se ka dorë në këtë proces në mënyrën pozitive ka logjike, sepse PDK-ja do ta vë vetën e saj në para këtij filtrimi dhe duke e pasur se është në opozitë”, thotë Abdullahu.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, një nismë të tillë nga Kuvendi e sheh si iniciativa të mira, mirëpo sipas tij, ato bien në kundërshtim të interesave partiake.

“Mendoj që Kuvendi, duke e zbatuar rolin e vet ka iniciativa të mira në këtë drejtim, mirëpo fatkeqësisht bien shpesh pre e interesave partiake të ngushta, edhe pse nis mirë fillimi mirëpo në përfundim nuk ka instrumente që të zbatojë deri në fund”, tha ai.

“Në këtë aspekt shoh si mungesë sepse në Kosovë ka pasur shumë pak komisione hetimore mirëpo nuk kanë rezultuar me një përfundim të pritur nga opinioni. Kjo iniciativë e tyre vjen me një distancë kohore. PDK ka qenë në pushtet kur janë bërë keqpërdorimet më të mëdha në privatizime”.

“Mendoj që në këtë aspekt kur kalon një kohë e gjatë, ndoshta s’e ka efektin e duhur vetë ngritja e një komisioni në të cilën ka kaluar një kohë e gjatë dhe është shkatërruar një pjesë e madhe e dokumentacionit dhe kjo mbetet vetëm formale dhe pyetja është se përse nuk u ngritën në kohën kur janë bërë keqpërdorimet e mëdha në privatizim”, tha ai.

E në anën tjetër, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi thotë se kjo parti ka një agjendë të qartë opozitare, teksa thotë se këto pika do t’i shtyjnë përpara.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka një agjendë të qartë opozitare në kuvendin e Kosovës dhe ne do t’i ndjekim me vëmendje këto pika, dhe ne vetëm kemi filluar të iniciojmë me procedurë të rregullt disa nga këto pika për shkak se është në interes tonin dhe të publikut që këto çështje të trajtohen sa më shpejt”.

“Ne presim që komisionet e ndryshme ta kryejnë detyrën e vet ose edhe deputetët të marrin pjesë aktivisht në këto”, u shpreh Bytyçi.

E se këto akuza janë drejtuar në adresë të PDK-së, Bytyçi thotë se çështja e privatizimit do ta zbardh të vërtetën dhe do të tregojë se kush ka përfituar nga ky proces.

“Për një kohë të gjatë në Kosovë janë diskutuar këto tema dhe ne besojmë që këto çështje meritojnë një adresim zyrtar dhe e vërteta duhet thënë rreth këtyre gjërave, ka pasur shumë dyshime për shumë aktivitete, për shembull çështja e privatizimit që është përfolur shumë dhe është mirë të dihet në Kosovë se kush ka privatizuar çka ka privatizuar dhe sa është paguar për atë privatizim”, u shpreh ai.

Aktualisht Kuvendi i Kosovës e ka edhe një komision, atë për luftimin e pandemisë./eo/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img