-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hetemi: Kemi liruar sheshin para komunës për mbledhjen e nëshkrimeve, jemi për t’i respektuar ligjet e Kosovës

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se edhe kjo komunë por edhe i gjithë veriu tashmë është në dorën e Qeverisë dhe Policisë së Kosovës.

“Kur janë bërë shtatë muaj ditë unë e kam bërë një test, jemi dale në Mitrovicë, jemi kthyer pa problem hiq dhe Vitin e Ri e kam pritur me Policinë e Kosovës, në ditën e tretë të Vitit të Ri kam shkuar në familje. Kështu që jam duke udhëtuar për çdo ditë”, ka thënë Hetemi.

Hetemi ka thënë se tashmë qytetarët e Leposaviqit po shërbehen në Komunë dhe po kërkojnë ndihmë nga shteti i Kosovës, duke shtuar se të gjitha shërbimet mund të kryhen. “Të gjitha zyrat nga fshatrat që i kemi pasur zyrat alternative që 23 vjet i kemi sjellur këtu në Komunë. Qytetari serb i Leposaviqit e ka mundësinë të vije këtu, në të gjitha zyrat edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme… Për të gjitha shërbimet tjera. Edhe para Vitit të Ri i kemi shpërndarë diku 438 mijë euro subvencione në bujqësi dhe asistencë sociale – njerëzit e sëmurë dhe fëmijë, dhe për studentët kemi shpërndarë bursa”, ka thënë tutje kryetari i Komunës së Leposaviqit.

Ndërsa për peticionin për largimin e kryetarëve të veriut, ai është shprehur se është diskutuar rreth kësaj iniciative por sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete.

“Nuk ka diçka konkrete. Para tri ditëve ia kam lëshuar një vendim e kanë kërkuar ku do të mbahet peticioni, këtu para Komunës ia kemi liruar këtë sheshin këtu. Nuk ka problem, do t’i mbledhin. Ne jemi këtu për t’i respektuar ligjet e shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai, duke theksuar se ende nuk ka filluar nënshkrimi i tyre. Hetemi është shprehur se kjo situate nuk paraqet fare problem, derisa ka potencuar se janë për zgjedhje dhe jo për bllokime të shtetit të Kosovës.

Gjersa për planet e këtij viti, kryetari i Komunës së Leposaviqit është shprehur se kanë 32 projekte, të cilat janë të miratuara nga Asambleja Komunale dhe Qeveria e Kosovës. /Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img