-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hetemi emëron drejtorët e rinj në ditën e 19-të brenda Komunës

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka marrë disa vendime për emërimin e drejtorëve komunalë.

Ai ka emëruar katër drejtorë të rinj komunalë, ka bërë të ditur sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krasniqi ka qëndruar sot në Leposaviq, ku është informuar nga afër për vendimet e fundit të kryetarit Hetemi, i cili vazhdon të qëndrojë i “ngujuar” brenda zyrës së tij në objektin e Komunës së Leposaviqit tash e 19 ditë.

“Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit. Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri. Falënderoj Kryetarin Hetemi për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Krasniqi.

Lulzim Hetemi është i vetmi nga kryetarët e komunave në veri të vendit që ka refuzuar të lëshojë objektin komunal, pavarësisht prej protestave të përditshme nga banorët e komunave me shumicë serbe në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img