1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Hesht Donika Gërvalla, nuk tregon pse se kujtoi Kadri Zekën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar 40 vjetorin e vrasjes së babait dhe xhaxhait të saj, nga atentati i kryer nga UDB-ja jugosllave në vitin 1982.

Gazeta Insajderi e ka pyetur ministren Gërvalla pse nuk e ka kujtuar Zekën, por e njëjta nuk ka kthyer asnjë përgjigje. 

Por, duket se përgjigjen për të njëjtën çështje ajo e ka dhënë disa vite më parë. 

“Është e vërtetë që mes 28-vjeçarit Kadri Zeka dhe 36-vjeçarit Jusuf Gërvalla ka pasur tensione”, kishte thënë Gërvalla.

“Por e gjithë e vërteta është që unë nuk jam e vetmja që e di sesa të tensionuara ishin një kohë relatat mes Babit tim dhe Kadri Zekës. Ata asnjëherë nuk arritën të bëhe­shin shokë. Shkak për këtë mund të ishte edhe fakti që kishin përfytyrime të ndrysh­me, se cila do të ishte rruga më e mirë për arritjen e synimeve të për­bashkëta”, vazhdonte përgjigjen Donika Gërvalla, tash ministre e Punëve të Jashtme.

Përgjigja e saj është botuar edhe në librin e Ibrahim Kelmendit: “Gjurmë dhe fërkem”.

Kujtojme se me 17 janar të vitit 1982 në Gjërmani ndaj veturës ku ndodheshin Jusuf e Bardhosh Gërvalla ishte edhe Kadri Zeka, ishte qëlluar me breshëri plumbash, si pasoj e të cilave vdiqën të tre veprimtarët e cështjes kombëtare./Gazeta Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img