4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Heronjtë, Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu, rivarrosen pranë varrit të Adem Demaçit

Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ceremonia e rivarrimit u bë me nderime të larta shtetërore, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës.

Pranë varreve të katër heronjve janë përkulur familjarë, miq e bashkëluftëtarë të tyre, krerët shtetëror, kryetarë komunash e përfaqësues institucionesh.

Për katër heronjtë sot janë bërë homazhe edhe në Kuvendin e Kosovës dhe është mbajtur një akademi përkujtimore.

Presidenti Hashim Thaçi tha se tani e përgjithmonë eshtrat e tyre do të pushojnë pranë njëri tjetrit dhe pranë simbolit të kombit, babait të Pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçi.

“Asnjë tendencë, as përpjekje ngado që vinë nuk arrijnë ta njollosin luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në radhë të saj luftuan dhe sakrifikuan djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë më të mirë të kombit. Sot Kosova ka të gjitha kategoritë e dala nga lufta që i trajton dhe do t’i trajtojë më dinjitet, familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës së UÇK-së dhe të rënët, janë krenaria jonë. 20 vjet pas luftës, Kosova ka shënuar të arritura të mëdha, por Kosova ka sfida të forcimit të shtetësisë së saj, por një gjë është e siguritë që jemi në rrugë të drejtë që të realizojmë objektivat tona, atë të forcimit të shtetit dhe në një të ardhme edhe të bashkimit kombëtar”, tha Thaçi.

E kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sot kur në tavolinat anti-Kosovë po vizatohen harta të reja anti-shqiptare, mesazhi i heronjve duhet të jetë synim për ta dhe t’i mbajë zgjuar në mbrojtje të lirisë.

“Luftëtarët e lirisë janë këtu të bashkuar që mesazhin tyre të jetë synimi ynë, që të na mbajë të zgjuar në mbrojtje të lirisë sonë, sot kur në tavolinat anti-Kosovë po vizatohen harta të reja, harta anti-shqiptare dhe rrënuese të paqes. Gjaku i Afrimit, Fahriut, Bahriut, Agronit, është pragu i sipërm i krenarisë sonë kombëtare, i vlerësimeve më të larta i cili nuk shkelet as sot, as kurrë. Kosova për të cilën ata luftuan i përket botës të cilës i prinë Amerika, kurse brezi i sotëm që sot ka aq vjet sa ata kur ranë, është përkrah ushtrive të NATO-s. Pushoni të qetë heronj, Ushtria e Kosovës është në roje e pragut të lirisë”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli tha se pas më shumë se 30 vitesh bëhen bashkë në Prishtinë vëllezërit e luftës dhe idealit.

“Fat jo i lehtë i asaj gjenerate, asaj rinie. Por, ata ishin dhe mbesin shembull si duhet t’i shërbehet Kombit. Krenar që i njoha dhe punova me ta. Nderim përjetë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Homazhe kanë bërë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ish presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të Forcës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img