Kombëtarja e Kosovës mposhti Burkina Fason me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Francë.
Futbollistët e Kosovës nën drejtimin e Bernard Çallandes shënuan fitoren e dytë radhazi. Futbollisti i përfaqësueses, Herolind Shala ka thënë se këtë fitore ia ka dedikuar Policisë së Kosovës.
“Edhe një fitore e rëndësishme për ne. Faliminderit të gjithve për përkrahjen. Fitorja shkon për Policinë e Kosovës” ka shkruar Shala.