Në përvjetorin e vdekjes tragjike të heroit të Kosovës, zyrtarit policor Sami Thaçi, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi në Zhur, sot ka dalë nga shtypi libri monografi, “Heroi me dy uniforma.
Libri i shkruar nga Fatmire Berisha i është kushtuar heroi Thaçi.
Sami Thaçi, që mbante uniformën e policit deri më 29 janar 2020 ku vdiq pas plagëve të marra pas shpërthimit gjatë aksionit policor në Zhur të Prizrenit kishte qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.
Në këtë ngjarje tragjike që tronditi vendin, ka mbetur i lënduar rëndë edhe zyrtari policor i Njësitit të Antidrogës, Artur Mrasori.